Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania u shpreh se: “Banka ka qenë gjithnjë e angazhuar nënisma të tilla, të cilat synojnë të ofrojnë një ndryshim të rëndësishëm pozitiv, për të ndihmuar ata që kanë nevojë për gjak, në mënyrë të veçantë fëmijët talasemikë.PërAlpha Bank Albania, Përgjegjësia Sociale e Korporatës është element i pandashëm i kulturës sonë korporative, ndaj dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë të bëjnë një gjest të vogël, por shumë domethënës. Ky është viti i shtatë që ne organizojmë fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut pranë Alpha Bank Albania. Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë punonjësit e Bankës që i janë përgjigjur thirrjes sonë”.
Një kontribut jetik, e cilësoi edhe përfaqësuesiiFondacionit “Fundjavë Ndryshe”, mbështetjen e gjetur tek stafi i Bankës dhe të gjithë ata që vullnetarisht bëhen pjesë e dhurimit të gjakut.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, aktualisht ka10.7 dhurime për 1000 banorë, ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha, ndërkohë që janë 170 fëmijë talasemikë në mbarë vendin të moshës deri në 14 vjeç, që kanë nevojë të vazhdueshme për gjak./ Dritare.net