S’di ku të shkosh në Tiranë? Ta tregon Fjorda!

Nga Fjorda Llukmani

Fundjavat më pëlqen t’i kaloj më shumë duke udhëtuar, ose marrë pjesë në një aktivitet interesant, ose duke u harbuar me alkool, nëpër klube.

Por kur ka evente ndryshe, unë s’ka shans të mungoj.

Javës që kaloi u shpërngula tek kodrat e Lapidarit të Tiranës, sepse mbahej festivali First Wave. Ndërtuam çadrën e kampingut me pamje nga Arbana dhe lumi Erzen.

Gjelbërim dynjaja! Festivali organizohej nga Electronic Music Tirana dhe u mbajt brenda ambienteve të repartit ushtarak të Lapidarit.

U mor leje posaçërisht nga Bashkia dhe Ministria e Brendshme për përdorimin e një zone ushtarake.

Muzika filloi të martën e u mbyll të dielën.

 

Në dhomat e repartit u organizua një ekspozitë nga studentët e Akademisë së Arteve. Mund të them që disa prej tyre më lanë mbresa si për shembull skulptura e një fytyre, e mbuluar me proshutë krudo.

 

Megjithatë momentet e mia të preferuara ishin kur luhej muzikë, sidomos jashtë.

Ishin ndërtuar dy stage, një jashtë dhe një brenda, e tëra e kuqe.

Si njeri natyre, preferoja të qëndroja jashtë, por në disa raste shiu ma prishi planin.

LEXO DHE :  Hapen kamerat e sigurisë të ekzekutimit  që tronditi Shkodrën, ja detajet!

Një prej netëve që nuk mund të mungoja, shijova bubullimat brenda një çadre kampingu, qe s’futi e s’futi një pikë shi.

Reparti dy katësh dukej si fabrikë qejfi.

Prej derës dilnin vetëm fytyra të lumtura duke kërcyer. Mu duk vetja si në festat masive të Berlinit, në mes të asgjësë.

Mos të flas për pamjen që kisha nga Tirana prej kodrës, e sa herë e shikoja hënën që lindte, në ditët që s’binte shi.

 

Dritat e repartit ndryshonin herë pas here dhe në disa raste ndriçohej nga vetëtimat.

Këto ditë pas festivalit First Wave një mik që jeton në Londër më thotë: “Ej bubërron Tirona!” E në fakt i dhashë të drejtë. Aktivitete të tilla ka plot nuk duhen humbur. Ka kaq shumë gjëra për të bërë fundjavave, sa s’mund të thuash “S’di ku të shkoj e çfarë të bëj”.

Më pyesni që t’ju tregoj. Ne dritare.net, sigurisht.

 

 

 



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.