Sauthgejt dhe goli me mashtrim që po bën lëmsh Botërorin: Askush nuk i dinte rregullat
Dritare.net
Futbollistët anglezë u munduan të nisnin me shpejtësi topin nga qendra meqë në gjysmëfushën kroate nuk kishte asnjë lojtar përveç portierit sepse të tjerët ishin jashtë katërkëndorit duke festuar.
“Mendoj se kishte shumë diskutime në rrjetet sociale rreth njerëzve që festonin dhe që mbetej një lojtar në fushë dhe me sa duket askush nuk i dinte rregullat. Shumë skuadra ishin të pasigurta nëse mund të shkelmonin apo jo topin”, shpjegoi sot Sauthgejt në konferencë për shtyp.
“Kjo nuk ishte diçka që e kishim diskutuar, por si staf e kishim kuptuar në rastet e festimeve tona që ky rregull nuk ekzistonte. Nuk e di se pse djemtë e bënë një gjë të tillë por ne jemi të ndërgjegjshëm që ekziston një rregull: Nuk mund të nisësh lojën derisa gjyqtari është gati, ndaj çdo gjë tjetër nuk ka vlerë”, theksoi Sauthgejt