Sauditët po përgatisin një raport që do të vërtetojë se, vdekja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi ishte rezultat i një marrjeje në pyetje, që shkoi keq, raport që do të çonte në rrëmbimin e tij nga Turqia. Një burim thotë për CNN se, raporti ka të ngjarë të konkludojë se, operacioni është kryer pa leje dhe transparencë dhe se ata që janë përfshirë, do të jenë përgjegjës. Raporti është ende duke u përgatitur, por thuhet se do ta ndryshojë totalisht rrjedhën e ngjarjeve, informon dritare.net
Reporteri i ‘Wshington Post’ u pa për herë të fundit, kur hyri në konsullatën saudite, në Stamboll, më 2 tetor. Më parë, autoritetet saudite thanë se, Khashoggi ishte larguar nga konsullata pasditen e së njëjtës ditë, por nuk nxorën prova për ta vërtetuar këtë./K.C/dritare.net