Saranda përzë turistët, zhurme si në Siri

Sezoni turistik në vendin tonë, thuajse ka nisur pasi fundjavën që lamë pas mijëra pushues kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar.

Por, turistët në Sarandë janë përballur me situata aspak të këndshme, që i’u kanë bërë pushimet  të padurueshme.

Në redaksinë e Dritare.net, ka mbërritur një denoncim për zhurmat e tmerrshme që po përzënë turistët nga Sarandë, duke i detyruar te ikin para kohe ne Korfuz.

Personi që dërgon video  në dritare.net, shkruan :  “Eshte xhiruar sot ne Sarande. Po punohet per nje pallat me themele ne det, e  8 kate ne mal. Lere abuzimin me lejen, që nuk dihet si eshte marre,

LEXO DHE :  Princi Harry do të bëhet babi, shihni reagimin e ëmbël të mbretëreshës Elizabet!

po këta të heqin mendjen me zhurmë e përzënë turistet nga Kanali Cukes, deri ketu. Na larguan pushuesit. Tundet dheu, nuk kane asnje limit.

Këtej thonë bëni resorte me 5 yje dhe këtej i q*** r*** me leje abuzive dhe me zhurme të frikshme.

Këtej pastrojnë plazhet në dukje, dhe këtej ia rrasin me matrapikë që na ngjan vetja, si në Siri.”,-shkruhet ndër të tjera në denoncimin ardhur në redaksinë e Dritare.net./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.