Sandër Lleshi betohet si Ministër i Brendshëm
E Premte 23 Nëntor 2018, 19:07
Dritare.net
Tanimë Sandër Lleshi është zyrtarisht Ministër i Brendshëm i vendit.
Në orët e pasdites së të premtes, Lleshi është betuar në Presidencë, si akti i fundit për zyrtarizimin e tij në krye të Ministrisë.
Lleshi, prej javësh qëndron në postin e zv.ministrit pasi Presidenti Meta bllokoi për dy javë dekretimin e tij, për shkak se ai ishte ushtrak aktiv.
Tanimë Sandër Lleshi do të ushtrojë të gjithë kompetencat e Ministrit të Brendshëm dhe zëvendëson Fatmir Xhafajn i cili ka dhënë dorëheqje./ I.M-Dritare.net