Samiti në Sofje/ Paralajmërohen kompromise të reja mes Serbisë dhe Kosovës

Ditën e sotme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në përfundim të Samitit në Sofje ka deklaruar se, nga përfundimi i negociatave me Serbinë, asnjëra palë nuk përfiton 100% dhe  se, duhet të ketë akordim më afirmativ për serbët.

Ndërkohë, Thaçi, ka paralajmëruar se, marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do t’u ofrojë akordimin më afirmativ, serbëve të Kosovës.

Një paralajmërim të tillë, monitoruesit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi e shohin të lidhur kryekëput me çështjen e asociacionit.

LEXO DHE :  U mbyll ajo punë/ Publikohet përgjimi i plotë, mes Xhisielës e Rexhep Rrajës

Sipas monitoruesve, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, do të formohet me kompetenca ekzekutive, edhe pse kjo bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Faktin që, Serbia kërkon kompromis në interes të serbëve të Kosovës e ka pohuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Këtë kompromis e kanë kundërshtuar përfaqësuesit e opozitës, të cilët shprehen se, askush nuk duhet të bëjë kompromis në dëm të Kosovës./K.C/Driare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.