Hulumtuesi nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel (CEPS), Toby Vogel, ka thënë se Samiti BE-Ballkan në Sofje, i projektuar si “Selaniku 2”, ishte shumë zhgënjyes, sepse në thelb nuk erdhi te riafrimimi i perspektivës për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Duke folur për çështjen e Kosovës ai tha se “udhëheqësit serbë përfundimisht duhet tu tregojnë qytetarëve serbë se Beogradi e ka humbur kontrollin mbi Kosovën 20 vjet më parë”.
Më tej Vogel theksoi se është zhgënjyese që shkaku i Kosovës në samit nuk mori pjesë kryeministri i Spanjës dhe se “e gjithë kjo tregon se BE-ja nuk ka rikonfirmuar fuqishëm angazhimin e tyre për zgjerimin në Ballkan”, përcjell “Telegrafi”.
Sipas tij, anëtarësimi në BE apo procesi i pranimit nuk është një mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe. Megjithatë, sipas tij, ajo duhet të pranojë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare, që do t’i mundësojnë Serbisë dhe Kosovës de facto marrëdhënie shtetërore, diplomatike dhe të tjera.
“Kjo nuk do të ishte një njohje formale e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, por afër saj”, tha ai.
“Për shembull, dy Gjermanitë kishin marrëdhënie të ngjashëm me ato shtetërore, por pa njohje reciproke. Unë mendoj se këto çështje janë pak a shumë semantike”, tha ai./d.m-Dritare.net