Samiti i NATO: Udhëheqësit të përqendrohen te konflikti në Afganistan

Dita e parë në samitin e NATO-s ka nisur me shkëmbime tensionesh, lidhur me shpenzimet dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Sot, udhëheqësit e NATO-s po planifikojnë të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj konfliktit në Afganistan, në ditën e dytë të samitit të dominuar deri tani nga kërkesat e Presidentit Donald Trump.

Ditën e djeshme Trump kërkoi nga aleatët e NATO-s, që të kryejnë 4% të prodhimit të tyre në shpenzime ushtarake, informon dritare.net

“Mijëra dollarë shtesë po shpenzohen nga vendet e NATO-s që nga vizita ime vitin e kaluar, sipas kërkesës sime, por kjo nuk është pothuajse e mjaftueshme”,-shkroi ai në Twitter.

LEXO DHE :  Fier/Mjeti bujqësor del nga rruga, humb jetën 31-vjeçari

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani do të jetë i pranishëm për ditën e dytë të bisedimeve dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shpreson se blloku do të bjerë dakord të financojë forcat afgane të sigurisë deri në vitin 2024.

Ndërkohë kryeministrja britanike, Teresa May  ka konfirmuar faktin se do të dërgojë 440 trupa në Afganistan, për të shërbyer në role joluftarake.

SHBA-ja ka dërguar përsëri rreth 3,000 trupa, duke e çuar në 15,000 numrin e ushtarëve në Afganistan, informon dritare.net/K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.