Salvini bën deklaratat e forta: Emigrantët si skllevërit
Dritare.net
“Italia nuk nevojë për të pasur skllave të rinj”-ka deklaruar Salvini, duke folur për emigrantët nga Afrika.
“Unë paguhem nga qytetarët që të ndihmoj të rinjtë tanë të fillojnë të kenë prapë fëmijë ashtu siç kanë pasur disa vite më parë dhe jo të çrrënjosim më të mirën e rinisë afrikane për të zëvendësuar evropianët që nuk kanë fëmijë.
Ndoshta kjo mund të jetë e nevojshme në Luksemburg, por jo në Itali. Ne duhet të ndihmojmë fëmijët tanë të kenë fëmijë, jo të kemi skllevër të rinj për të zëvendësuar fëmijët që nuk i kemi”, tha Salvini, shkruan Dritare.net.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Jean Asselborn duke thënë se Salvini ka shkuar shumë larg me deklaratat e tij.
“Në Luksemburg, kemi pasur dhjetëra migrantë italianë. Ata vinin si migrantë për të punuar në Luksemburg, në mënyrë që ju në Itali të kishit para për fëmijët tuaj”, tha Asselborn, shkruan Dritare.net.
Më tej ka qenë Salvini që ka thënë “Shumë shpejtë ne do ta udhëheqim Evropën, së bashku me Obran”, duke kujtuar politikat populiste të Viktor Obran të Hungarisë./ I.M-Dritare.net