Sallata me brokoli dhe ullinj është ideale për këto ditë të ftohta
Dritare.net
Ja përbërësit që duhen:
1 kg brokoli
2 feta bukë
1 limon
15 ullinj
Djathë parmixhano ose tjetër
Pak gjalpë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Ja si mund ta përgatisni sallatën e brokolit me ullinj
Prisni brokolin në copa të vogla dhe vendoseni të ziejë në një tenxhere me ujë dhe kripë për rreth 5 minuta.
Shtrydhni limonin dhe lëngun hidheni në një enë. Në të hidhni kripën, piperin dhe vajin e ullirit.
Kullojini brokolin e zierë dhe shtojini edhe ato në enën me përbërësit e tjerë.
Përziejini mirë përbërësit dhe lëreni mënjanë.
Prisni fetat e bukës në kubikë dhe kaloni në një tigan me pak gjalpë dhe më pas hidhini në pjatën e sallatës.
Ullinjtë i prisni në kubikë ose feta rrethore dhe shtojini në sallatë së bashku me djathin.
Përziejini mirë të gjithë përbërësit që të lidhen me njëri- tjetrin dhe në kaq pak minuta është gati për tu konsumuar. përgatiteni edhe ju sepse ka për t'iu pëlqyer shumë./A.C/dritare.net