Sali Berisha që u duhet të gjithëve!

Nga Mero Baze 

Ka një ngazëllim mes shumë opozitarëve për rifshaqjen e Berishës në ekran. Është I dhimbshëm gëzimi I tyre. Jo për ato që thotë Berisha, pasi ai vazhdon të mbetet një plak gënjeshtar, që nuk e tregon dot dy herë një histori njësoj. Nuk tregon dot historinë e tij, historinë e PD dhe mbi të gjitha nuk komenton dot as gjërat që ndodhin para syve tanë, pasi dhe ato I ka kundër.

Ajo që është I dhimbshme për PD, është se sot ata kanë sërisht shpresë Berishën. Dhe çfarë Berishe?

Nuk kanë shpresë Berishën e vitit 92, por as atë të 2005 kur premtoi se pamvarëisht të shkaurës do kthehej të luftonte korupsionin dhe pastaj ja dorëzoi pushtetin, djalit, vajzës, gruas dhe rrethit të tyre kriminal.

Sot ata kanë ende shpresë tek një Berishë që ka konsumuar çdo krim të mundshëm si politikan në globë. Ka vjedhur vota, ka vjedhur pare, ka vrarë demokracinë dhe shtetin dhe në fund ka vrarë dhe njerëz. Arsyet përse ai nuk ikën në shtëpi po rri në ekrane dhe bën si plak I çmendur rrugëve, është pikërisht kjo histori e tij. Ai mendon se duke u ndjerë i gjallë, duke gënjyer publikisht, duke kërcënuar pa adresë mund të mbijetoj. Dhe në fakt mund tia dal. Me këtë shoqëri amorale, këtë sistem gjyqësor ende të pashpresë dhe politikanë kompromisaxhinj dhe mund t’ia dal të vdes pa u prangosur. Por jo për arsyet e veta, por për arsye të tjerëve.

Ajo që është e dhimbshme për njerëzit në PD sot, është se në vend të shpresës që ata sot mund të kishn tek lidershipi I PD, ata gëzojnë që Berisha u ka gjetur arsyen përse nuk fitojnë. Ai u aka gjetur arayen e humbjes dhe ajo është Edi Rama.

Pes vite pasi ai është zbuar nga pushteti me një uragan votash dhe një vit pasi I është përsëritur ky ndëshkim, shpresat e opozitarëve janë të shuara dhe ata gëzohen jo se Sali Berisha do ti sjell në pushtet, por se u ka gjeturr alibinë e humbjes që sipas tij është Edi Rama. Ai u shpjegon atyre se me Edi Ramën nuk vijnë as për tridhjetë vjet në pushtet ndaj duhet revolucion.

LEXO DHE :  Foto/ Keni banjë të vogël? Ja disa këshilla për ta arreduar!

Në fakt demorkatët nuk kanë nevojë tu thuash se Edi Rama u pengon të vini në pushtet se ata e dinë këtë. Ata kanë nevojë për dikë që u thotë u sjell unë në pushtet. Duke ua bërë të pashpresë të ardhmen, ai në fakt shumzon me zero atë që ua ka caktuar kryetar, atë që ka shkretuar opozitën dhe PD dhe që sot të vetmen alibi për humbje ka fuqinë e Edi Ramës.

Në fakt e vërteta është krejt nga e kundërta. Nuk është Edi Rama arsyeja përse demokratët nuk vijnë në pushtet. Edi Rama është aleati I tyre më I madh për momentin për të ardhur në pushtet, pasi po u jep plotë raste të vijnë. I vetmi njeri përgjegjës që demorkatët nuk po vijnë në pushtet dhe ndoshta nuk do të vijnë sa të vdes ai , është Sali Berisha.

Ai I katandisi në atë gjendje, ai u vuri një manekinë në krye që nuk ja përmend më as emrin, ai po kthehet në një kryearsye që pushteti të mos ndryshoj. Dhe Sali Berishën nuk ua ka caktuar Edi Rama. Ai e gjeti mes jush, dhe ka 20 vjet që e mund rregullisht dhe ju e duartrokisni si humbës.

Mbajeni se kështu si është katandisur Sali Berisha u duhet të gjithëve, juve për t’u bindur që nuk fitoni dot dhe shumicës për të qeverisur rehat. Por pse gëzoheni nuk e kuptoj./ TemA

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.