Salah do i bashkohet Real Madridit, ky detaj e nxjer zbuluar

Forcohen gjithnjë e më shumë zërat për një kalim të Mohamed Salah te Reali i Madrit.

Paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit egjiptian i sollën kualifikimin Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por sezonin tjetër klubi anglez do e ketë të pamundur ta mbajë në skuadër.

Reali e ka joshur prej kohësh dhe zyrtarizimi do vijë shumë shpejt.

“Diario Gol” zbulon se ai është duke kërkuar shtëpi në Madrid. Jo vetëm kaq, por edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Coutinho, i ka treguar Messit se egjiptiani do të luajë në La Liga sezonin tjetër, por me fanellën e ekipit të galaktikëve.

LEXO DHE :  Kush është ish-Missi, që braktisi Amerikën për dashurinë në Shqipëri!

Reali do paguajë mbi 150 milionë euro për Salah, por ekziston edhe një mundësi për përfshirjen në marrëveshjen e transferimit edhe të uellsinit, Gareth Bale, i cili në rast të një dakortësie, do t’i bashkohet Liverpoolit./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.