Saimir Tahiri në 27- vjetorin e PS: Do të ringrihemi, për gjithçka nuk bëmë

Në 27- vjetorin e Partisë Socialiste ka thënë edhe Saimir Tahiri fjalën e tij nëpërmjet një postimi në “Facebook”: “Por dikur, do ringrihemi! Herët, më shumë se vonë. Për gjithçka nuk bëmë dot, e gjithçka duhet të bëjmë për të mos u përkulur para padrejtësisë”

Postimi

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmën e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.

Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.

Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

LEXO DHE :  Më arrestuan për vjedhje në bankë, gazetari i njohur tregon momentet e vështira

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.

Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.V.D/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.