Saga Trump dhe Kim Jong-Un, bota pyet: A do të takohen ndonjëherë këta fëmijë të llastuar
Dritare.net
Si fillim Trump-i vendosi 12 qershorin si datën kur do të takohej me Jong-Un, por ndryshoi përsëri mendim dhe e anuloi përfundimisht. Ndërkohë, lideri i Koresë së Veriut hodhi në erë një mal , për t’i treguar besimin e mirë Trump-it, por ç’e do, takimi u anulua.
Negociatat janë ende në pritje mes dy zyrtarëve të lartë nga dy vende që po përpiqen të rikthejnë sërish 12 qershorin në ditarin e tyre. Kështu të paktën dy liderët do mund të fillojnë të zgjedhin se çfarë do veshin, të shkruajnë pikat e diskutimit dhe të shmangin ndonjë heshtje të sikletshme që mund të ndodhë në samitin e Singaporit.
Kjo do të jetë mënyra e vetme, që do t’i japë fund sagës, “do takohemi, nuk do takohemi:, dhe ndoshta me një shtangim duarsh, mes dy liderëve që Russia Today i ka quajtur “fëmijë të llastuar”./K.C/Dritare.net