Sadri Abazi i përgjigjet akuzave të PD-së: Saliu e di ndikimin tim të madh në Dibër
Dritare.net
“Iu kam treguar dibranëve me fakte se jam burrë i mirë. Saliun e kam mundur kudo dhe do ta mund përsëri. Saliu në 25 vite e ka poshtëruar shqiptarin. Ai flet për mua dhe Ramën dhe nuk mbron dot Zenin. Saliu e di se në Dibër influenca ime është shumë e madhe”, tha ai.
Partia Demokratike ka disa ditë që e akuzon deputetin socialist se ka ndërtuar në Tiranë një kat pa leje, por gjithashtu e akuzon se është favorizuar nga kryeministri Edi Rama për të fituar një tender edhe pse me ofertën më të lartë.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, akuzoi Abazin, se me “tenderat e Ramës për Sadriun fiton oferta më e lartë, e kompanisë së tij Alko Impex, me diferencë me ofertën më të ulet me 98 milion lekë. 98 milion lekë më shumë që i jepen njerit prej të dërguarve me punë votash në Dibër, Sadriut, në kurriz të qytetarëve”.