Sa shumë veganë në Tiranë. Ja surpriza e Inës për ne!

Nga Dritare.net

Restoranti i parë vegjetarian dhe vegan në kryeqytet vjen me një ambjent të ri. Veggies Tirana, nuk është vetëm një vend ku mund të shijosh pjata nga më të ndryshme, është një filozofi. Të cilën çdo ditë e më tepër shqiptarët janë duke e përqafuar.

Ina Kadi, administratore e Veggies, thotë për Dritare.net se numri i atyre që janë kthyer në veganë e vegjetarianë është shtuar shumë, në krahasim me çka qenë para disa vitesh. Kohë në të cilën, ata që nuk konsumonin mish paragjykoheshin dhe ata që nuk hanë bulmet as nuk njiheshin. Sot të gjithë e njohin quinoan, njohim perime e erëza nga më të ndryshmet, të cilat jo pak herë janë thesari i tokës shqiptare. Kjo është edhe ideologjia e restorantit Veggies Tirana. Rrethuar nga ngjyrat e ngrohta të drurit, lulet e ndryshme në çdo cep, edhe në atë më të fshehtin, padyshim Veggies Tirana është restoranti me më shumë ngjyra.

“Ne erdhëm me një ambjent të ri me qëllim të ishim sa më pranë me konsumatorët. Dhe vetë arredimi është bërë në një mënyrë të tillë, që të ftojë të gjithë të kosnumojnë një vakt ndryshe. Menuja është e larmishme.

Në shtëpinë e re jemi futur me plot gjëra të reja. Mëngjesi që ne ofrojmë është shumë ndryshe nga të tjera, janë opsionet vegjetariane e vegan, me produkte si kosi, qumshti i sojës. Për herë të parë ofrohet një mëngjes me tërshërë, drithëra, muffin pa gluten etj., dhe jo veç omletë apo briosh.

 

Më pas kemi menunë e ditës, duke qenë se kërkesat kanë qenë shumë të larta. Ajo është e ndarë në tre kategori, vegane, vegjetariane dhe pa gluten. Janë një shumëllojshmëri pjatash të ndryshme, nga tavat tradicionale e deri në pastat pa gluten. Çdokush gjen atë që do, këtu në Veggies Tirana.

LEXO DHE :  Frikë nga huliganët rusë, nuk do e besoni ç’ndodhi sot në stadium!

Së dyti, është sallateria, të cilën çdokush mund ta bëjë vetë atë, sipas shijes individuale. Fillohet duke zgjedhur bazën e jeshiles, më pas shtoni proteinën sipas dëshirës, disa fruta e perime të freskëta, nëse pëlqeni edhe ndonjë lloj djathi, e spërkasni me disa fryta të thata. Dhe në fund ofrojmë 6 dressing, aziatike, pikante, e thjeshta etj. E nëse plotësohet me shumë nga këto përbërës, kjo sallatë mund të plotësojë një vakt të plotë.

E treta është këndi i falaferisë, duke qenë se falafeli është bërë simbol i Veggies Tirana, të gjithë e duan atë. Ndaj edhe njerëzit mund të vijnë këtu dhe ta bëjnë siç e duan ata vetë.

Kafeteria dhe kokteilet që ne ofrojmë janë po ashtu shumë të veçanta, por mbi të gjitha shumë të shëndetshme. Edhe kokteilet pavarësisht se do të kenë alkool, baza e tyre do të jenë erëzat. Ne në Veggies nuk i ndahemi atyre,”-thotë për Dritare.net Ina Kadi.

Tashmë të gjithë e njohin Veggies Tirana, që nga personazhet publike e deri tek kryeqytetasit kanë provuar të paktën njëherë ushqimet e papara nga shef Xhema.

Dhe nëse ka ende nga ju që nuk keni ngrënë ndonjëherë ushqim vegjetarian apo vegan, çfarë prisni ende?! Në Tiranë është vetëm një restorant, shumë pranë atij të vjetrit, për kë e di. Dhe kush nuk e di, e gjeni te Rruga e Brigadave VIII, pranë butik Jardin./Dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.