Sa mirë është kur Shqipëria ikën në Francë (jo vetëm futbollistët)
Dritare.net
Sot çelet Kampionati Europian. Një lajm shumë i madh për shqiptarët. Do të thoni, aman c’na the, se kemi kohë që e kemi marrë vesh që edhe ne “bëmë historinë” duke shkuar në keto finale.
Në fakt nuk e kisha për kombëtaren.
Në Francë ka ikur gjysma e politikanëve, në mos më shumë. Pra për herë të parë në Tiranë kanë mbetur kaq pak politikanë, sa të ndjehemi të qetë.
Nuk do të ketë lajme më reformë sot (d.m.th jo aq shumë sa cdo ditë). Nuk do të ketë shumë fjalë si konsensus, dialog, negociata, fleksibilitet, plehrë, shkërdhatë, hajdut, bajgë, gjiriz…..
Nuk do të ketë konferenca, deklarata e kundër deklarata, sharje e meqë kur janë ketu nuk bëjnë ndonjë punë, të pakten të na lenë të qetë. Ishalla kualifikohemi edhe në boteror. Sa mrekulli do të ishte…