Sa kushtuan vizitat e Majkos jashtë dhe çfarë bëri?
E Enjte 5 Korrik 2018, 21:09
Dritare.net
Këto shifra i ka bërë publike vetë Majko dhe i ka dorëzuar në Kuvend, për të qenbe transparent, jo vetëm me këtë instituicion, por edhe me publikun. Kështu vizita e tij e parë si ministër për diasporën ka qenë në Maqedoni.
Ndërkohë vendi ku ka shpenzuar më pak ka qenë Italia, një vizitë ku Majko ka qenë i vetëm më 25-28 mars të këtij viti.
Nga pasqyra financiare vihet re se ministri i Shtetit për Diasprën i ka vizituar dy herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sigurisht ka takuar personalitete të diasporës atje, një herë në 2-10 shkurt të këtij viti që ka kushtuar rreth 16477 euro dhe vizita tjetër ka qenë në 16-23 prill dhe ka kushtuar 13 753 euro për bileta, hotel dhe dieta./ I.M-Gsh.al