Sa kushton divorci yt!

Nga Av Denisa Daka

 

Sapo një qytetar vendos të zgjidhë martesën e tij, zonjë a zotëri qoftë, përveç një morie sqarimesh e pyetjesh rreth këtij procesi, kërkon sqarim të posaçëm dhe për kostot e një procesi..

Duke iu referuar të dhënave përkatëse posaçërisht 2 viteve të fundit, dhjetëra familje i drejtohen çdo dite Gjykatave për të zgjidhur martesën e tyre.

Për një martesë të konsumuar në  mënyrë të pakthyeshme, divorci është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Shkaqet e faktorët janë ekomomike, shoqërore e sociale.

Krimi në familje, migrimi, bixhozi, varfëria e tejskajshme posaçërisht në zonat rurale, tradhtitë bashkëshortore, paaftësia fizike apo mendore e njërit prej partnereve apo në disa raste dhe fëmijëve të tyre, diferencat në prioritet a pritshmëritë e secilit, varësia karshi drogave të ndryshme, si dhe abuzimi seksual, emocional dhe psikologjik karshi grave e fëmijëve kryesisht, sjellin në dyert e gjykatave çdo ditë qytetarë të të gjitha moshave e shtresave sociale, të cilët gjejnë “shpëtim” me këtë veprim.

Kur kufijtë e mirëkuptimit dhe tolerancës, bashkëpunimit e harmonisë në çift a në familje “këputen”,  divorci është vendimi i duhur për të gjithë.

Për shkak të rrethanave të posaçme social-ekonomike, mes dilemave e pasigurish, partnerë të shumtë në shumë raste më pak besim tek organet gjyqësore a policore, ndihma e posaçme dhënë nga organet shtetërore, shoqëria civile por dhe mjedisi ku jetojnë, tërhiqen nga ky vendim, në pamundësi për të kryer këtë akt final e për t’u ndarë nga e “keqja” në ato mjedise dhune e pasigurie, të cilat kanë rezultuar  fatale për shumë prej tyre.

Shumë syresh teksa njihen me pasojat post divorcit tërhiqen sërish, duke mos përballuar përveçse faturën e divorcit dhe koston e jetesës të vetëm, vendim i cili nuk ka gjini në asnjë rast.

Shumica e partnereve pas divorcit  e kanë të vështirë te përballojnë jetën te vetëm, të veçuar e ngarkuar me një barrë angazhimesh e pasigurish, me të ardhura monetare te pakonsiderueshme apo me hapësira banimi të pamjaftueshme, ne kërkim  të një vendi pune shpesh të paragjykuar nga mjedisi a punëdhënësi, apo të një lidhjeje te re shoqërore a martesore, ne veçanti gratë, te cilat kanë dhe janë përgjegjëse dhe për fëmijët paskësaj.

Qytetarët para dhe pas divorcit janë të painformuar për procedurat ligjore, posaçërisht për zgjidhjen e pasojave te martesës, ç’ka sjellë konfuzion te secili prej tyre e për këtë arsye suporti dhe mbështetja e një avokati u siguron te gjithëve një mbrojtje te efektshme si dhe zgjidhjen e pasojave në kohën dhe mënyrën e duhur, duke u bërë e mundur dhe evidentuar posaçërisht rastet e  braktisjes se fëmijës nga prindërit, rastet kur njëri nga prindërit vuan dënimin ne një Repart Riedukimi apo dhe rastet kur njeri apo te dy prindërit janë te paafte mendërisht apo fizikisht për te ushtruar përgjegjësitë e tyre si kujdestare ligjore te fëmijëve, si dhe rastet e ushtrimit te dhunës fizike apo psikologjike kundra njeri-tjetrit apo fëmijëve, të cilat të gjitha bashkë, përbejnë elementet specifike dhe veçantinë e një procesi.

Familjet kujdestare janë një tjetër risi me hyrjen e fuqi te Kodit te Ri te Familjes, si dhe një gjetje efikase ne favor te mbështetjes së te miturve për rastet e sipërcituara dhe ecurisë se marrëdhënieve te tyre ne veçanti, ndërsa evidentimi, ndjekja dhe suportimi i këtyre rasteve sporadike është përgjegjësi e detyrë imediate e sektorit te ndihmës dhe shërbimit social pranë bashkive a komunës përkatëse, duke u konsideruar dhe vlerësuar ne çdo rast si prioritet, interesi me i lartë i fëmijës.

Pika nevralgjike në këto procese është caktimi i kujdestarisë se fëmijëve, në favor të njërit prind, pa i hequr mundësinë prindit tjetër të ushtrojë të drejtat e tij paçka se në mënyrë më të kufizuar, vendim i cili kërkon në çdo rast një sensibilitet të caktuar e një vlerësim profesional te konsiderueshëm, nga të gjithë aktorët në një proces.

LEXO DHE :  Trump i ashpër në OKB: Irani sjell kaos, shkatërrim dhe vrasje

Aspekte procedurale përkatëse si dhe prova themelore në një mori gjykimesh nuk vlerësohen shpesh në formën e duhur nga trupat gjyqësore, ç’ka sjell si pasojë veprime apo vendime të marra në kundërshtim me ligjin, të cilat penalizojnë padrejtësisht palët në proces.

Për këtë arsye, palët kanë të drejtën sipas ligjit të ushtrojnë të drejtën e ankimit kundra çdo vendimi të gjykatës në gjykatat e niveleve më të larta, ndërsa këto të fundit kane detyrimin ligjor te vlerësojnë rast pas rasti ankimet e posaçme dhe vlerësimin e secilit për heshtjen përkatëse.

Minimumi jetik i caktuar për pensionet ushqimore në favor të fëmijëve pas zgjidhjes së martesës, specifikisht në rastet kur konstatohet përgjatë procesit që një nga prindërit e fëmijës nuk punon, janë te pakonsiderueshme dhe nuk përfaqësojnë kurrsesi interesin më të lartë të fëmijës.

Për këtë arsye Këshilli Ministrave, duhet te ndërhyjë në mënyrë imediate për të përcaktuar norma te reja te masës së kontributit ushqimor, me një VKM te posaçme.

Një mori fëmijësh në raste të tjera, presin vite të tëra të përfitojnë ndihmën financiare (apo pensionin ushqimor), nga baballarët a nënat e tyre që jetojnë e punojnë jashtë vendit, por mungesa e aksesit dhe marrëveshjeve përkatëse me shtete të caktuara të autoriteteve përgjegjëse përkatëse, penalizon çdo vit dhjetëra fëmijë te ekzekutojnë vendimet respektive të gjykatave si dhe të përfitojnë pensionet ushqimore sipas ligjit.

Media e shkruar dhe ajo vizive do ish një ndihmese e vyer në këtë rast për të evidentuar dhe zgjidhur probleme madhore te tilla.

Për këtë arsye shume fëmije te familjeve te divorcuara, të gjendur në kushte ekstreme mbijetese, bëhen pjesë e statistikave të krimit.

Përpos pasojave ligjore, veprimet e tyre sjellin e lënë gjurmë të thella dhe përgjatë rritjes se tyre, duke trashëguar  me tej modele te padëshiruara prindërimi.

Nuk ka asnjëherë një moshë të përshtatshme specifikisht qe fëmijët te kalojnë lehtë dhe pa problem divorcin e prindërve.

Standardi i jetesës për secilin nga partnerët pas divorcit në shumë raste është i ulët ndërsa shkaqet janë te shumta.

Studime specifike tregojnë se divorcet janë dhe shkak i ngadalësimit ekonomik.

2 ne 4 gra, nuk sigurojnë nga ish-bashkëshortët e tyre pas divorcit pensionin ushqimor në favor të fëmijëve, të tjera për shkak të divorcit humbasin punën, të shumta janë ato që humbasin banesën dhe përballen mq pas me qiratë e larta për t’u strehuar së bashku me fëmijët e tyre, te tjera për shkak te dhunës qe ushtrohet rishtas nga ish-bashkëshortët edhe pas divorcit apo për shkak te pamundësive fizike specifike, u duhet te kërkojnë ndihmë e me pas të strehohen në qendra sociale (shpesh te papërshtatshme) apo te të afërmit e tyre.

Të gjitha bashkë ndikojnë në standardin e jetës së tyre në të gjitha planet, ndërsa në total kjo kosto rendon perverse mbi një kategori të caktuar  dhe për krejt shoqërinë, pasi në të gjitha rastet kur secili prej tyre rezulton i papunë, e i duhet t’i drejtohet shtetit për ndihmë sociale, bëhet shkak në këto kushte për cenimin dhe te ekonomisë së përbashkët.

Gjithashtu pas divorcit, ish-bashkëshortëve,  u duhet të zgjidhin një sërë problemesh të tjera ne një kalvar tjetër procesesh, me kosto te konsiderueshme materiale kryesisht;  problemin e pjesëtimit te pasurisë mes tyre,  mbrojtjen e jetës në rastet e shfaqjes së formave të dhunës në  familje ndaj pjesëtarëve të familjes, heqjes apo ndryshimit të kujdestarisë në favor të fëmijëve, sigurimit të një autorizimi nga gjykata për të lëvizur jashtë vendit me fëmijët, në mungesë të një deklarate nga prindi që nuk ushtron kujdestarinë, apo dhe të vendimeve të posaçme të cilat i përkasin administrimit apo tjetërsimit te pasurisë se fëmijëve./dritare.net

Shkruaji avokates: [email protected]
Cel 00355 692065597

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.