Sa ju kushton një kafe në vende të ndryshme të botës

Banka zvicerane “United Bank of Switzerland”,  në kuadër të kërkimit të madh vjetor për çmimet dhe fitimet, ndërmjet tjerash është marrë edhe me çmimet e kafesë në qytete të ndryshme të botës.

Hulumtimi merret me çmimin e një kafeje në kafene të zakonshme.

Kryeqyteti i Katarit Doha ndodhet në krye të listës dhe njerëzit mesatarisht për këtë pije të adhuruar duhet të paguajnë 5,47 euro.

Kopenhagen renditet e dyta, ku një kafe mesatarisht kushton në kafenetë e kryeqytetit danez 4,98 euro.

LEXO DHE :  Pasi të shikoni këto foto, do të doni të ktheni kohën pas

Në Dubai një kafe kushton 4,87 euro, në Cyrih 4,26 euro, Shangaj 3,93 euro, Pekin 3,78 euro, Vjenë 3,71 euro, Moskë 3,67 euro, Nju Jork 2,67 euro. Pak më lirë një kafe kushton në Nju Delhi – 1,30 euro, Sao Paulo 1,28 euro, Johanesburg 1,27 euro, Stamboll 1,20 euro, Kajro 1,15 euro dhe Milano 1,14 euro, Mumbai 0,90 euro, Romë 0,85 euro, Lisbonë 0,63 euro dhe Lagos 0,53 euro. Koha .net/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.