Sa janë rrogat e krerëve shtetërorë të Ballkanit

Të gjithë  kryeministrat e republikave në Ballkan e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, paga më të larta se 1,000 euro dhe disa prej tyre edhe kursime në banka. Këta janë kryeministrat që paguhen më shumë në Ballkan.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç është më i “varfëri” nga të gjithë kolegët e saj të ish republikave jugosllave. Ajo merr një pagë mujore pak më shumë se 1,000 euro

Pagë mujore jo të madhe merr edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Paga e tij është 1.130 euro, por nga vlerësimet jozyrtare ai është ndoshta më i pasuri nga të gjithë kolegët e tij të rajonit

LEXO DHE :  Berisha: Ja 10 kushtet që ka Gjermania për hapjen e negociatave

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev del të jetë e treta në listë. Aji merr pagë mujore 1300 euro transmeton dritare.net

Nuk kishte si të mos mungonte në këtë listë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai merr pagë mujore 1.700 euro.

Ramush Haradinaj kryeson si ndër kryeministrat më të paguar në Kosovë edhe në Ballkan,  merr pagë vjetore prej më shumë se 2.950 eurosh./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.