Sa e thjeshtë qenka të kalosh një natë në Murin e Madh Kinez
Dritare.net
Eksperienca aty do të jetë vërtet unike. Akomodimi do të jetë në një nga kullat dhe aty do gjeni gjithçka të nevojshme. Sipër nuk do të kesh një tavan, por qiellin me yje, dhe kur të zgjoheni do keni përpara syve murin 13. 170 milje të gjatë, të një historie 2600 vjeçare. Ëndërr, apo jo?
Por për të fjetur aty, ju duhet të marrësh pjesë në një konkurs, dhe ta fitosh atë.
Konkursi është shumë i thjeshtë. Ka dy pyetje që ti duhet t’i përgjigjesh me shkrim duke shpjeguar pse duhet të shembet barriera që ndan kulturat, dhe çfarë duhet bërë për të ndërtuar lidhje të reja. Konkursi do të zhvillohet në Pekin, datë 11 gusht, ora 11:59 paradite. Fituesit do të shpallen në faqen e kompanisë Airbnb. Do të jenë 4 fitues, të cilët bashkë me një të ftuar secili, do të akomodohen në 4 kulla të Murit të Madh Kinez në datat 4-8 shtator. Veç kësaj fituesit do të marrin edhe shpërblime të tjera, si bileta e avionit, ose transport tokësor nëse ndodhen afër, ushqim në të 3 vaktet, njohja e kulturës kineze etj./E.B-dritare.net