Sa duhet të jetë kohëzgjatja mesatare e një raporti seksual?
Dritare.net
Kohëzgjatja mesatare e marrëdhënies: Hulumtimi
5.4 minuta, kjo do të ishte kohëzgjatja mesatare e një raporti seksual. Dritare.net sjell një hulumtim të Universitetit të Utrehtit në Holandë. Në këtë studim kanë marrë pjesë 500 çifte nga e gjithë bota. Çiftet kanë mbajtur një orë me zile pranë tavolinës, duke matur kohën e aktit të tyre.
Studimi arriti në përfundimin se "afati i pasionit" shkon nga 33 sekonda në 44 minuta. Dhe kohëzgjatja mesatare e marrëdhënieve seksuale është vetëm 5.4 minuta. Kjo konsiderohet si koha e nevojshme nevojshme për ejakulimin. Duhet të shprehim mirëkuptim për atë që arrijnë kënaqësinë në 33 sekonda, por shumë admirim për ata që marrin 44 minuta kohë. Hulumtimi "me kohë" u zhvillua vazhdimisht për katër javë.
Prandaj është e qartë se shuma e kohës "normale" është aq, as më shumë e as shumë pak. Por ka edhe rezultate interesante dytësore. Për shembull, përdorimi i kondomit nuk duket të ndikojë në kohën, si dhe prania e spirales.
Gjithashtu nuk kishte dallime në bazë të origjinës gjeografike të çifteve. Me përjashtim të një rasti të një çifti turk. Në këtë rast koha është dukshëm më e shkurtër (3.7 minuta). Një tjetër gjetje e habitshme ishte fakti se sa më i vjetër të ishte çifti, aq më e shkurtër ishte koha e raportit. Kjo demonstron se përvoja nuk çon gjithmonë në rezultate "më të mëdha". Përshtati Valmira Dalipi/dritare.net/