Rumani- Shqipëri, nuk ka vetëm elozhe. UEFA nis procedim për tifozët kuqezinj
E Hënë 20 Qershor 2016, 15:03
Dritare.net
Akuza është për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e objekteve të forta si dhe pushtimin e fushës nga persona të paautorizuar të cilët dëshironin të festonin me kuqezinjtë në fund të takimit. Data në të cilën do të merret vendimi për këtë rast nuk është përcaktuar ende.
Ndërkaq, Shqipëria do të mësojë nesër dënimin e saj për incidentet e ndeshjes me Zvicrën, ku tifozët ndezën një fishekjzarr dhe hapën një banderolë për Çamërinë.