Rudina Xhunga: Arbana Xharra, jam me ty!

Gazetarja e njohur kosovare, Arbana Xharra, e cila së fundi u bë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, është sulmuar rreth orës 1 pas mesnatës, në një parking në Prishtinë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital nga familjarët dhe pas marrjes së mjekimit, ka shkuar në shtëpinë e saj, ku gjendja shëndetësore për momentin është e qëndrueshme.

Por menjëherë pas kësaj ngjarjeje, drejtuesja e emisionit Dritare me Rudinën, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Instagram, duke shkruar për kolegen e rrahur: “@arbanaxharra, unë jam me ty. Më quaj të përfshirë në fushatën tënde. Të përqafoj fort. Me gjithë pezmin dhe inatin dhe ngashërimin dhe besimin tek vajzat e zonja si ti.”

LEXO DHE :  Princ Harry dhe Meghan Markle në Liqenin e Comos me George dhe Amal Clooney

Rudina Xhunga ka zgjedhur një foto të zakonshme të Arbanës, jo foton në spital. “Kjo është fotoja e Arbanës, në këmbë. Nuk dua ta shpërndaj foton e saj të shtrirë në spital.

Më mbetën sytë te getat e grisura, si simbol i feminilitetit. Se ne femrat mbajmë geta të holla, por nëse na i grisni, më keq për ju, monstra, se burra nuk jeni, që të zini pritë natën për t’i treguar një gruaje se jeni më të fortë se ajo.

Mezi po pres t’i shoh me pranga, të lidhur e kokulur këta ‘të fortët’ që rrahën Arbanën. Sot, tani.” – thotë Rudina për kolegen./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.