Rrugët me pagesë, reagon Doda: Paralajmërim i vjedhjes dhe varfërimit të mëtejshëm të shqiptarëve
Dritare.net
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan ‘paralajmërimi i vjedhjes dhe varfërimit të mëtejshëm të qytetarit shqiptar.’
Në një status në Facebook, Doda shkruan se mediat kanë paralajmëruar se edhe 8 rrugë të tjera do të jepen me koncesion, pas asaj të rrugës së Kombit.
Por, ajo shprehet se ende nuk kemi një sqarim pse rrugët e reja po prishen përditë.
Statusi i plotë:
Çfarë po ndodh me pagesat e rrugëve ne Shqipëri është paralajmërimi i vjedhjes dhe varfërimit te mëtejshëm te qytetarit shqiptar. Sot mediat paralajmëruan se do ketë edhe 8 rruge te tjera me pagesë, por ende askush nuk shpjegon pse nuk na është dhënë një kilometer rrugë e re e shtruar dhe pse rrugët e ndërtuara po prishen përditë. Ku shkon taksa e qarkullimit që paguajmë? Gjendja e rrugëve është katastrofike, as investime, as rehabilitime...vetëm tarifime, gjoba dhe tani taksa mbi taksa...
Sikur zyrtarët e lartë të harxhonin për të ndërtuar gjysmën e kohës që harxhojnë për të sajuar pagesa e varfërim të mëtejshëm të qytetarit, ky vend do ishte ndryshe. Shpresoj shumë që qytetaret nuk do sillen si dele dhe deputetët nuk do jenë çobenë....