Rrogozhinë/ Treni del nga shinat, panik tek pasagjerët
E Martë 10 Korrik 2018, 08:08
Dritare.net
Një qytetar prezent në vendngjarje tha se mjeti është ndarë në dy pjesë, ndërsa në të ndodheshin mbi 100 persona, ku shumica ishin turistë.
“Ndodhesha rastësisht në stacion. Treni gati është ndarë në dy pjesë. Treni kishte mbi 100 persona, me dhjetëra turistë. Të gjithë të tmerruar zbritën nga treni. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Pritet të vijnë vinxhat nga Durrësi dhe ta ngrenë, se është ndarë në dy pjesë”, ka thënë një qytetarë për Report Tv. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. V.D/dritre.net/