Rrogë faraonike/ Ja sa po paguhet Buffon te skuadra e PSG-së!

Gianliuggi Buffon, tashmë plot 40-vjeç, vazhdon të paguhet si “mbret”. Gardiani italian iu bashkua PSG-së disa ditë më parë dhe u largua pas shumë vitesh nga Juventus. Vetë Buffon u shpreh se është transferuar te francezët e PSG-së që të fitojë “Champions League”, por sipas medieve franceze, “Gigi” ka pasur një tjetër arsye.

Tabloidet franceze kanë arritur të zbulojnë pagën që Buffon po përfiton në Paris dhe është shumë e lartë për moshën që ka. Plot 410 mijë euro në muaj, që në sezon janë gati 5 milionë euro. E që ta plotësojmë, pa taksa… Buffon nuk është më në vitet e tij të arta, por llogaria e tij bankare po “fryhet” shumë më shpejt se te Juventus./d.m-dritare.net

LEXO DHE :  Protesta masive e studentëve, blindohet Kryeministria

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.