Rrjetet sociale, numër rekord imazhesh që tregojnë abuzimet me fëmijë
Dritare.net
The Internet Watch Foundation, ka gjetur në faqe të ndryshme interneti imazhe të abuzimeve seksuale të bebeve dhe fëmijëve nën 10 vjeç.
Pedofili, gjithmonë ka qenë një fenomen i pranishëm në shoqëri, por sipas studimeve të fundit, rrjetet sociale po e përhapin më shumë, dhe kjo është e frikshme.
Rreth 80.000 faqe online janë gjetur në vitin 2017, 37% më shumë sesa vitin në vitin 2016 dhe kjo shifër është akoma në rritje. Në tjetër fenomen shqetësuese është fakti se, jo vetëm pedofilët shpërndajnë foto të fëmijëve në rrjete sociale, por edhe vetë fëmijët.
Sipas, Susie Hargreaves, shefja ekzekutive e IWF (The Internet Watch Foundation), edhe pse njerëzit kanë më shumë informacion rreth fenomenin të pedofilisë dhe shfaqjes së tyre në rrjetë, ata përsëri duhet të bëjnë kujdes më lirinë që iu japin fëmijëve dhe duhet t’i edukojnë ata mbi rrezikun që u kanoset nga sitet online./K.Ç/dritare.net