Rritet rreziku për shpërthimin e vullkanit në Bali, evakuohen mbi 100 mijë persona
E Martë 28 Nëntor 2017, 15:03
Dritare.net
Ky është shpërthimi i dytë më i madh nga ishulli-vullkan i Indonezisë brenda kësaj jave dhe për këtë arsye fluturimet janë ndërprerë, ndërkohë që aeroporti i Bali-it është mbyllur.
Bali është një nga destinacionet më të preferuara për turistët dhe pse vendet që frekuentohen më shumë ndodhen rreth 70 kilomentra larg vullkanit. Aktualisht rreth 25 mijë persona janë vendosur në streha të përkohshme, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë larguar rreth 140 mijë njerëz në total./D.M-Dritare.net