"Rrëzohet" Tahiri, Kolegji Zgjedhor: Nuk kemi kompetencë për mandatin e tij
E Premte 13 Janar 2017, 16:04
Dritare.net
Pushohet pa nisur ende në Kolegjin Zgjedhor çështja e heqjes së mandatit të ish-deputetit Dashamir Tahiri, pas akuzave të Prokurorisë për të shkuarën e tij kriminale. Tahiri kishte ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e marrë nga ana e KQZ për heqjen e mandatit të tij.
Por në përgjigjen e tij Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë kërkesën duke pushuar çështjen me argumentimin se “nuk është kompetencë e këtij institucioni rikthimi i mandatit të deputetit”. “Dashamir Tahiri nuk legjitimohet të vërë në lëvizje Kolegjin Zgjedhor”. tha përfaqësuesja e KQZ-së.
Ndërkohë avokati i Dashamir Tahirit tha se çështja do të ankimohet në Gjykatën Administrative.