Rrëzimi i helikopterit/ I mbijetuari nuk tha të vërtetën
Dritare.net
Pas kontaktit ditën e sotme me të, është njoftuar se ushtari ka pasur ndërhyrje mjekësore dhe është vendosur të ripyetet një ditë tjetër.
Prokuroria ka marrë telefonin e Baramuçës ku janë gjetur video e foto gjatë fluturimit të ditës së ngjarjes me helikopterin e rrëzuar por nuk ka materiale në momentin final të aksidentit. Në lidhje me pretendimet për fshirje apo dëmtim të njësisë së memories së kamerës apo kutisë së zezë, prokuroria thotë sipas specialistëve se memoria e pajisjes në fjalë është e rikuperueshme por kjo mund të bëhet në gjermani. Deri tani thuhet se pajisja është e pa aksesueshme dhe nuk dihet nëse kjo ka ndodhur si pasojë e ndonjë mase elektronike që rrjeti i brendshëm i mjetit mund të ketë pasur gjatë aksidentit apo pas rënies në ujë.
Ndërkohë në prokurori dhe në Farkë janë marrë në pyetje paralelisht edhe gjatë ditës së sotme persona të tjerë pjesë e ushtrisë me dijeni për ngjarjen.
Dëshmitarët e pyetur janë: Kolonel Kuto Hasani; Rreshtere Sofije Ramçaj; Tetare Elsa Alku
Ky është rrethi i personave që ka qarkulluar dokumentacionin në lidhje me fluturimin e ditës së ngjarjes. Ditën e sotme është pyetur edhe Valentin Korbi, kapiten, i cili është personi i fundit që ka komunikuar me pilotët e helikopterit. Sipas dëshmive fluturimi ka qenë me plan stërvitje gjatë që nga momenti i nisjes në farkë deri në ora 14.45 kur është humbur kontakti me helikopterin, nuk ka pasur në asnjë rast raportim për anomali apo probleme.