Rreziku i shpërbërjes/ Vendet themeluese të BE mblidhen në Berlin
Dritare.net
Liderët evropianë duan të sigurohen që tranzicioni në aspektin ekonomik, politik dhe social të jetë sa me pak i dhimbshëm që është e mundshme. Ata e kanë nënvizuar rëndësinë e tranzicionit me qëllim të zvogëlimit të paqartësive për tregun financiar i cili pësojë humbje pas publikimit të rezultateve më 24 qershor të referndumit britanik.
Liderët e BE gjithashtu kanë sinjalizuar nevojën për të ruajtur unitetin e 27 vendeve anëtare pas largimit të Britanisë. Në deklaratat e dhëna për mediat gjermane, presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka shprehur shqetësimin se ‘populistët’ anti BE në vende të tjera do të mund të bëjnë presion për mbajtjen e referendumeve të njëjta, të nxitura nga votimi i mbajtur në Britani, me qëllim të daljes edhe të shteteve të thera nga Bashkimi Evropian.