Rrënjët e suksesit të Edi Ramës

Nga Aurel Voda

Samiu, Naimi dhe Abdyli ishin shtylla kurrizore e shqiptarizmës dhe e gjithë përpjekjeve të mëpasëshme për ndërtimin e shtetit shqiptar. Secili prej tyre nuk mund të bënte veçmas, atë që mundeshin dy të tjerët. Renditja ime nuk është sipas moshës apo sipas aktivitetit të tyre, por sipas rrjedhës logjike të asaj se çfarë e bën të realizueshëm një revolucion.
Samiu, një ideolog, një Volter apo Ruso i revolucionit shqiptar, që do tentohej atëherë dhe do vazhdonte për një shekull me radhë, ngjizi filozofinë e Shqiptarizmës. Pa Samiun ndoshta Shqiptarizma do ishte si planeti ynë pa Big Bang-un.
Naimi, një nëpunës i administratës osmane, me shumë edukim në disa gjuhë të botës, duhej ta përhapte apostolikisht këtë ideologji nëpër arnautllëkun e pashkolluar, ndërkohë që vetë nuk kishte bërë asnjë klasë shkollë në shqip. Pa Naimin ideologjia e Samiut do të ishte si E=mc2 për popullin e thjeshtë e jo vetëm.
Abdyli, një shtetar me përvojë, zhvilloi aksionin politik për të vënë në jetë përpjekjet e dy të parëve, në një situatë komplekse mes Portës së Lartë, Fuqive të Mëdha, Serbit, Grekut dhe shqiptarëve qeleshebardhë e brezarmatosur, që e shkrepnin kuturu. Pa Abdylin, përpjekja e dy të parëve do ishte mbytur në dallgët e kohës, ashtu si shkresat e fisnikëve shqiptarë në Adriatik, gjatë eksodit të para 500 vjetëve, sipas versionit të Kadaresë…
Të tre bashkë hapën një epokë dhe një autostradë për të gjithë ata që i pasuan, pavarësisht se disa i ndoqën deri diku dhe disa të tjerë morën monopatet apo shtigjet e dhive. Më shumë se 100 vjet më pas Shqipëria gjendej pothuajse në të njëjtat kushte, me Portë, në fakt jo edhe aq të lartë, Fuqitë e Mëdha, Serbin, Grekun dhe shqiptarët, që kishin ndërruar qeleshet me xhinse, por ende brezarmatosur dhe që shtinin kuturu.
Edi Rama shfaqet në këtë skenografi, pikërisht në këtë moment. Këmbëngulës për të hyrë në skenë, që prej gati 10 vjetësh dhe pasi kishte skalitur pikëpamjet nëpërmjet publicistikës origjinale dhe leximit të pafund, fillon në Ministrinë e Kulturës, ku gjen mbi tryezë të shpërndarë andej-këtej miellin, ujin e majanë, të cilat i bashkoi për të gatuar brumin e filozofisë së tij, që do ta udhëhiqte në të ardhmen. Me zhvillimin e filozofisë duhej një skenë më e madhe dhe e pavarur për ta përkryer dhe për ta përhapur atë. Bashkia e Tiranës u bë laboratori ku ai perfeksionoi ideologjinë e revolucionit që do pasonte dhe padiskutim përhapjen e saj në mënyrë apostolike, duke e bërë filozofi udhëheqëse të Partisë Socialiste dhe organizimeve të tjera më të vogla. Deri këtu ishte në frymën e Samiut dhe Naimit, ideologji dhe përhapje e saj.
Koha kërkonte vënien në jetë të kësaj dhe pa diskutim kjo realizohej me aksion politik. Ashtu si krishtërimi, që pas Krishtit e pas apostujve, kërkonte Kostandinin e Madh, ashtu edhe Shqiptarizma, pas Samiut e Naimit, kërkonte Abdylin.
Edi Rama me zhvillimin e aksionit politik si askush tjetër para tij, çoi në përkryerje edhe dy të parat, ideologjinë dhe përhapjen apostolike të saj, duke e zhvilluar Trininë e Frashërlinjve në atë nivel, që edhe ata do ta kishin zili.

LEXO DHE :  Një tjetër kandidat i PD kërkon mandatin e deputetit

Historia është mësuesi më i mirë dhe Edi Rama rezulton nxënësi më i mirë i saj. Këtu buron edhe suksesi i tij./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.