Rrëfimi i motrës së Enver Stafukës: E ka zhdukur Durim Bami, ja pse!
Dritare.net
Sipas saj, kanë qenë shokët e Enverit ata që e prenë në besë, duke përmendur si një nga rrëmbyesit e tij Durim Bamin. Shkak sipas Fitnete Stafukës mund të jetë bërë fakti se i vëllai ka qenë në dijeni të shumë krimeve të kryera nga grupi i Bamit. Ajo dyshon se ky i fundit bashkë me miqtë e tij, kanë pasur frikë se Enveri do ti tregonte krimet e tyre. Në emër të familjes, ajo i bën thirrje Policisë, Prokurorisë, ministrit Tahiri, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Presidentit Bujar Nishani që të mos e lënë ngjarjen pa autorë, pasi kjo do tu shkaktonte një dhimbje shumë më të madhe. Fitnete Stafuka rrëfen se si miku më i afërt e nxori nga shtëpia Enver Stafukën duke e ftuar për kafe. Më pas ai u rrëmbye nga tre persona të veshur si efektivë policie.