Rrëfimi i gazetarit: Ja vendet ku ushtrohet prostitucioni në Tiranë!
E Enjte 9 Shkurt 2017, 09:09
Dritare.net
Gazetari Spartak Koka, në emisionin Opinion ka theksuar se pjesa më e madhe e ushtrimit të prostitucionit bëhet nëpër disa hotele në Tiranë. Koka tha se në këto mjedise nuk ushtrohet vetëm prostitucion por edhe trafik i lëndëve narkotike. Ai theksoi se ata janë persona me precedent të mëparshëm. “Njëri prej autorëve në vitin 2007, i janë kapur rreth 14 kg heroinë në Rrugën Fortuzi në një lokal dhe personi bënte si taksist për trafikimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike drejt vendeve të Europës”.