Përballë gazetares Rudina Xhunga, kryebashkiaku, vjen live, në ditët e fundit të fushatës. #DritaremeRudinën sjell rrëfimin e Veliaj për Tiranën, transformimin e saj dhe atë çka pritet të ndodhë në kryeqytet.
Në javën e fundit të fushatës elektorale, #DritaremeRudinën erdhi në një transmetim të përditshëm në Vizion Plus, me të ftuar aktorët kryesor të #Zgjedhjeve2017.
Mbrëmjen e të hënës i ftuar ishte Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një emision ndryshe. Ndërkohë të martën ishte i Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.
Të mërkurën, #DritaremeRudinën solli intervistën me kryeministrin Edi Rama. Një transmetim jashtë studiove televizive, në qytetin e Durrësit.
Mandej, më 25 qershor, ditën që shqiptarët do të zgjedhin partitë dhe kandidatët për deputetë, #DitaremeRudinën vjen në një transmetim maratonë, për të sjellë tek ju çdo gjë që ndodh në zgjedhje./ dritare.net