Rrëfimi i dëshmitarit X, Salianji: Si ia lehtësonte policia punën vëllait të ministrit Xhafaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka sqaruar edhe njëherë dëshminë e dhënë nga Albert Veliu, një ish-trafikant i dënuar, i cili ka dhënë shumë të dhëna për aktivitete të jashtëligjshme në Vlorë, duke përfshirë edhe vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, deputeti Salianji tha se dëshmitari X, ka dhënë dëshminë e tij në PD, duke saktësuar se në asnjë moment nuk është thënë se ai është personi që ka kryer përgjimin e Agron Xhafajt.

LEXO DHE :  Ku e kaluan vipat, fundjavën!

“Ai ka ardhur në PD dhe ka thënë dëshminë e tij lidhur me këtë ngjarje. Nuk ka thënë që e ka bërë ai përgjimin. Ne kemi këtë audio-përgjim që implikon rëndë vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në dëshminë e tij, ai tha se Shefi i policisë ka lehtësuar punën që bënte vëllai i ministrit. Nëse do të kemi materiale të tjera, dhe do të verifikojmë se janë autentike, do t’i publikojmë”, u shpreh ai./d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*