Ronaldo zbulon gjininë e fëmijës së katërt dhe emrin e veçantë
E Shtunë 28 Tetor 2017, 10:10
Dritare.net
Binjakëve Eva Maria dhe Mateo dhe djalit të madh Cristiano Ronaldo Junior pritet t'i shtohet një motër.
Gjatë një video live në Instagram, ylli portugez ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij gjininë e bebit, por edhe emrin. Pas disa muaj, Ronaldo do të bëhet baba i një vajze, të cilën çifti ka vendosur ta quajë Alana Martina.
E dashura e tij Georgina Rodriguez do të lindë pas dy muajve dhe mund të themi se Alana Martina ka fatin që do të rritet me nënën e saj. Kujtojmë që tre fëmijët e tjerë të CR7 kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate.