Ronaldo dhe Messi futbollistët më të pasur në botë? Gaboheni, ishi i Milanit i lë pas të gjithë
Dritare.net
Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga “Forbes”, rezulon se futbollisti më i pasur është Mathju Flamini, ish lojtar i Milanit që ka luajtur me kuqezinjtë në periudhën 2008-2013.
Shuma e tij llogaritet të jetë 12 miliardë dollarë. Sigursht, pasuria e ishit të Milanit bazohet vetëm në rrogën që ai merr te Getafe në Spanjë, ku dhe luan aktulisht, por nga biznesi gjigand që ai ka. Saktësisht para 10 vitesh Flamini u bë bashkëthemelues i GF Biochemicals, kompani e cila është e specializuar për prodhimin e një acidi që prodhohet nga mbetjet, që shumë shpejt pritet të zëvendësojë naftën dhe benzinën për të prodhuar karburant.
Ky biznes mendohet të jetë një nga më fitimprurësit, që pritet do shtojë akoma më shumë të ardhurat e ish-futbollistit të Milanit./d.m-dritare.net