Roli i motrave tutore/ Vajzat i gjenin në lokale nate, i “punësonin” si modele e pastaj…
Dritare.net
[caption id="attachment_82941" align="alignnone" width="366"] Ina Qama[/caption]
Burime nga grupi hetimor thanë se pasi vajzat kalonin “provën”, në motele të ndryshme të Tiranës, dy motrat Qama u propozonin të njëjtën punë jashtë Shqipërisë, duke u premtuar se fitimi do të ishte më i madh. Klientët zakonisht gjendeshin nga Ardit Shmilli, i cili ishte bashkëpunëtori më i afërt i dy motrave, por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni. Ndërsa transporti i tyre në vendet e ndryshme ku ushtrohej prostitucion bëhej me taksi, që drejtohej nga bashkëpunëtori tjetër i tyre, Zamir Hodo.
[caption id="attachment_82940" align="alignnone" width="720"] Armonela Qama[/caption]
SHFRYTEZIMI
Gjatë 6 muajve që Policia e Tiranës ka hetuar dhe mbajtur në vëzhgim rrjetin e trafikimit, është mësuar se njëra nga vajzat që u ndalua të dielën, në tentativë për t’u nisur drejt Gjermanisë, ishte shfrytëzuar më parë në Itali.
Shtetasja me iniciale M.Th., ndaj së cilës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, kishte ushtruar prostitucion për llogari të këtij grupi, disa muaj më parë në Milano. Atje ishte nisur nga dy motrat Qama, si pjesë e një agjencie mode, por përveç disa fotografive për llogari të kësaj agjencie, që në fakt nuk ekziston, ajo kishte ushtruar edhe prostitucion. Njëra nga motrat e arrestuara, 25 vjeçarja Armonela Qama, ka postuar në profilin e saj në Facebook disa fotografi dhe video të vajzës, duke ftuar edhe vajza të tjera, me pretendimin se do t’u gjente punë si modele.
[caption id="attachment_82942" align="alignnone" width="426"] Ledian Gjoni[/caption]
Vajza me inicialet M.Th., sipas burimeve nga Policia, ka qëndruar në Itali 3 muaj dhe më pas është kthyer në Shqipëri, në mënyrë që të mos e shkelte afatin e qëndrimit në zonën “Shengen”. Por edhe pasi është kthyer në Tiranë, ajo ka vijuar të punojë për llogari të 5 të arrestuarve. Madje, nëpërmjet saj, dy motrat kanë rënë në kontakt edhe me vajzën tjetër që u ndalua të dielën, shtetasen me iniciale A.P. Edhe kjo e fundit është shfrytëzuar për prostitucion fillimisht në Tiranë dhe më pas është rënë dakord që, bashkë me shoqen e saj, të niseshin jashtë vendit.
[caption id="attachment_82939" align="alignnone" width="320"] Ardit Shmilli[/caption]
TRAFIKIMI
Gjatë fazës së hetimeve, oficerët e Antitrafiqeve të Tiranës kishin mësuar se dy vajzat që do të trafikoheshin drejt Gjermanisë me qëllim ushtrimin e prostitucionit, ishin pajisur me dokumente të falsifikuara.
Shtetasi Ledian Gjonaj, i arrestuar të dielën në flagrancë, u kishte siguruar atyre karta rumune, nëpërmjet njohjeve që kishte me shtetasen nga Rumania që do t’i priste atje. Nëpërmjet këtyre kartave, vajzat nuk ishin të detyruara që të qëndronin vetëm 3 muaj jashtë vendit, pasi me kartat rumune nuk u rrezikohej qëndrimi në zonën “Shengen”.
[caption id="attachment_82943" align="alignnone" width="539"] Zamir Hado[/caption]
Kush janë dy motrat që rekrutonin ‘shoqet’ e tyre
Gjashtë muaj përgjime dhe vëzhgim në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tiranë-Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I. Qama dhe A. Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjeç, grupi rekrutonte vajza të reja duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit. Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE-së, kryesisht Gjermani. Ato rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama, raporton “Report TV”. Dy motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke para kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim me qëllim shfrytëzimin.
Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup.