Robi Uilliams tregon arsyen pse nxori gishtin e mesit në ceremoninë e Botërorit
E Mërkurë 20 Qershor 2018, 18:06
Dritare.net
Ai ngriti gishtin e mesit duke marrë shumë komente nga të gjithë, por askush nuk e dinte arsyen e vërtetë të atij veprimi.
Në një prononcim për mediat britanike, këngëtari ka shpjeguar edhe arsyet se përse vendosi që ta bënte atë gjest, kur e gjithë bota po e ndiqte.
Uilliam u shpreh:
"Isha nën presion, sepse më kishte mbetur edhe një minutë për të performuar dhe nuk dija se çfarë të bëja më, si ta zgjasja. Kështu që numërova mbrapsht për një minutë. Unë nuk mund t’i besoj vetes. Nuk e di se çfarë mund të bëj nga momenti në moment. Kjo nuk ishte pjesë e planit”./d.m-dritare.net