Rivlerësimi i pronave, radhë të gjata në përfundim të afatit
Dritare.net
Ne kemi qenë hapur çdo të shtunë dhe rrimë edhe jashtë orarit zyrtar, është e sigurt që çdo qytetar do të marrë shërbimin e kërkuar", u shpreh Hajdini. Nga ana tjetër qytetarët shprehen se për duhet shtuar numri i sporteleve, pasi pritja zgjat me orë të tëra. “Duhet të hapim më shumë pika, jo vetëm këtu.” “Pavarësisht nga dyndja e njerëzve sepse është afati i fundit, shërbimi është normal.” “Kemi pritur nga ora 12 deri në 4, radha është shumë e madhe dhe duhet të ketë më shumë punonjës”, shprehet qytetarët. Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme hyri në fuqi në 1 shtator 2016. Ai parashikon mundësinë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 2% tatim nga 15% që ishte për individët. Rivlerësimet mbyllen me 31 maj e deri tani nuk ka njoftim për shtyrje të këtij afati.