Rita Ora kërcen me këngën shqiptare në ditëlindjen e motrës së saj

 

Ditën e djeshme motra e Rita Orës, Elena festoi 30 vjetorin e lindjes, dhe familja e saj është kujdesur që të ishte një festë e paharrueshme për të.

Të afërmit, miqtë dhe shoqëria e Elenës duket se kanë kaluar shumë mirë gjatë ditëlindjes, madje kanë kërcyer edhe mbi tavolina.

Duke qenë me origjinë shqiptare, në festën e ditëlindjes së Elenës nuk kanë munguar as këngët popullore shqiptare.

LEXO DHE :  Flet Bes Kallaku, pas lajmit për aksidentin e rëndë të tij më Xhensilën

 

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte Rita, e cila ka transformuar ditëlindjen e së motrës në një koncert, duke kërcyer me këngën e famshme të Shpat Kasapit “Valle kosovare”.

 

Kjo super këngë pëlqehet dhe këndohet në të gjithë vendet ku ka shqiptarë dhe asnjë njeri që ka gjak shqiptari nuk mund të rezistojë pa e kërcyer, madje as Rita Ora./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.