Rita Lati tregon pse nuk është martuar: Nuk e përballoj dot një burrë në shtëpi
E Enjte 10 Janar 2019, 20:08
Dritare.net
Rita Lati u nda nga bashkëshorti kur vajza e saj Roza Lati ishte e vogël, ndërsa sot ka thënë se ajo nuk e duron një burrë në shtëpi.
“S’më donte asnjë burrë. E di si është puna… Burra ka sa të duash, s’kam qenë asnjëherë pa burra, ose pa një burrë. Por burrë në shtëpi nuk e përballoj dot. Të vijë dhe të iki biri botës, të rrijë aq sa më duhet mua. Aq sa dua unë dhe asnjë sekondë më shumë se më shqetëson. Dhe e kupton personi që duhet të ikë”, tha Lati./I.M-Dritare.net