Shkencëtarët tani thonë se një e treta e femrave që duken më të reja se mosha e tyre, ia detyrojnë këtë më së shumti mënyrës së jetesës.
Një pjesë të rëndësishme në dukjen e re në fytyrë, pavarësisht moshës, luajnë edhe disa produkte për kujdesin e lëkurës, që ndihmojnë në eliminimin e rrudhave. Megjithatë, ju mund të freskoni dhe shndritni lëkurëm, si dhe të parandaloni shfaqjen e parakohshme të rrudhave, duke ndjekur një dietë të shëndetshme. Ushqime si avokadoja, shalqiri, shega dhe gaforrja janë të pasura në vitamina dhe minerale që luftojnë dëmtimet e lëkurës të lidhura me moshën dhe ju ndihmojnë të fshini vite nga pamja e jashtme. Për më tepër, shikoni videon.
Avokado: Ky frut është i pasur në acid oleik, që mban lëkurën të butë dhe pa rrudha.
Boronicat: Janë të pasura me vitaminë C dhe E, që zbardhin lëkurën dhe luftojnë radikalet e lira.
Shalqiri: Është i pasur me likopene, një antioksidues që mbron lëkurën nga dielli, duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave dhe lëkurën e thatë.
Shega: Farat e shegës përmbajnë antocianinë dhe acid elagjik, që rrisin prodhimin e kolagjenit dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet UV.
Gaforre: Është e pasur me zink, që rigjeneron lëkurën, ndërsa vetitë e saj anti-inflamatore mund të ndihmojnë në trajtimin e akneve.