Rikthehet i nxehti përvëlues, ja kur vijnë temperaturat ekstreme!

Vranësirat e ditëve të fundit do të lënë sërish vendin të nxehtit përvëlues duke nisur me fillimin e muajt gusht. Data 30 korrik dhe fillimi i gushtit do të bëjë që të rikthehet vala e të nxehtit afrikan në vendin tonë.

Parashikimi i motit sipas Meteoalb:

Parashikohet dt. 26 – 27 korrik 2017 të karakterizohen nga kthjellime e vranësira të shpeshta dhe shira të pakët por që herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra.

Po ashtu, do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore.

LEXO DHE :  Doni të dobësoheni? Ja drithërat që duhet dhe s’duhet të hani!

Kjo situatë ndryshon me dt. 28 korrik 2017 kur pritet stabilizim i kushteve atmosferike duke bërë që pjesa me e madhe e vendit të dominohet kryesisht nga kthjellime si dhe RINIS rritja e temperaturave.

Kjo rritje do jetë graduale deri të shtunën por nga e diela dhe në vijim ditët e para të gushtit, territori ashtu si dhe pritej, goditet nga një valë e të nxehtit Afrikan e cila do sjellë temperatura që pritet të ngjiten mbi 39°C (në hije)./ dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.