Rikthehen vizat për Ballkanin, ja procedurat e reja të lëvizjes!
E Hënë 23 Tetor 2017, 18:06
Dritare.net
Parlamenti Europian ka miratuar një propozim të ri të Komisionit, sipas të cilit, të gjithë qytetarët e Ballkanit që dëshirojnë të lëvizin në zonën Shengen, do të duhet të plotësojnë online një formular të posaçëm, përgjigja e të cilit duhet të kthehet jo më vonë se 72 orë.
Sipas këtij vendimi, qytetarët e Ballkanit dhe shteteve të tjera që nuk kanë nevojë për viza do të duhet të paguajnë 10 euro, tarifë që është e vlefshme për gjithë kohën kur pasaporta është e vlefshme.
Ndërsa, qytetarët më të vegjël se 18 vjeç dhe më të mëdhenj se 60 vjeç nuk do të paguajnë.
Kj procedurë pritet që të marrë formë në janarin e vitit 2020./ I.M-Dritare.net