Ju kishte marrë malli për Veggies Tirana, të vetmin vendtakim vegjetarian në Shqipëri? Është hapur sërish dhe mirëpret të gjithë , të shijojnë pjatat e padyta të shef Xhemes, të vetmit shef kuzhine që për dashurinë e fruta perimeve hoqi dorë nga mishi dhe peshku.
Dhe ka bërë shumë të tjerë ta ndjekin.
Por nuk ke nevojë të jesh vegan të shijosh pjatat e shef Xhemës. Mjafton të dish të shijosh, mjafton të duash dieta detox, apo thjesht një javë e një ditë pushim nga e përditshmja. Ose mjafton të hysh diku qe duket si jashtë shtetit dhe është në zemër të Tiranës, te rruga “Nikolla Tupe”, ku te pret vete shef Xhema.
Ambjentet e reja të Veggies janë jo vetëm relaksuese, por edhe motivuese, për t'u ushqyer me ngjyra dhe motivuar ushqimin më të shëndetshëm, atë me fruta perime dhe ca shpikje e truqe që i di veç shef Xhema.
https://www.youtube.com/watch?v=Pa_0rulQ49Q&feature=youtu.be
Nëse nuk keni provuar të paktën njëherë një pjatë nga dora e shef Xhemës, çfarë prisni?
Xhema është nga ata shefat që asnjëherë nuk zhgënjen me atë që shpik. Sepse ai nuk gatuan, ai krijon.
Kurrë dy ditë njesoj. Asnjëherë të besh dieten e tij, nuk mërzitesh. Gatimi i tij të gëzon.
Sepse Veggies Tirana, është jo vetëm restorant , por edhe vijon me dietat, për të gjithë ata që duan të humbin peshë në mënyrë natyrale, duke ngrënë shëndetshëm.
Ndërsa ju qe punoni apo vini vërdallë në bllok, hyni hani te shef Xhema, sepse edhe pse është plot të huaj, nga ata që ia dinë vlerën këtij lloj ushqimi, do e gjeni një vend patjetër.
Por edhe nëse nuk e gjeni, mjafton të porosisni në nr 0692077726, dhe ushqimi ju vjen aty ku ju jeni, në kohë rekord.
Ju e dini që dritare.net as shton, as zbukuron, vetëm tregon vendet e duhura, ku shkojnë njerëzit e duhur.
Nëse nuk na besoni, shkoni dhe provoni. Jo vetëm që do na falënderoni, por do riktheheni prapë, sepse si Veggies s’ka dy në Shqipëri./dritare.net